Управа за електронско здравство

СКРИНИНГ

Në kuadër të Programit për zbulimin e hershëm të sëmundjeve malinje, Ministria e Shëndetësisë e zbaton në mënyrë aktive Programin për zbulimin e hershëm të sëmundjeve malinje, me fokus të veçantë në parandalimin dhe zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Mos e shtyni, regjistrohuni!

Parandalimi është ilaçi më i mirë.

Programi i skriningut për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit

Skriningu përfaqëson kontrollin e grave pa simptoma të pranishme të sëmundjes, me qëllim zbulimin e kancerit të gjirit në fazën e tij paraklinike. Me zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit zgjatet jeta e gruas dhe reduktohen ndjeshëm kostot e trajtimit.


Çfarë është mamografia dhe si realizohet?

Mamografia është një ekzaminim radiologjik me specifikë të lartë për zbulimin e ndryshimeve në gji. Gjatë mamografisë përdoren doza të vogla rrezatimi për të përftuar imazhin mamografik.

Kryerja e mamografisë si metodë përfshin incizimin e gjinjve, ku bëhen dy fotografi për secilin gji, në dy drejtime të ndryshme.


Çfarë është kanceri i gjirit?

Kanceri i gjirit është një ndryshim malinj që shfaqet kur qelizat normale fillojnë të ndahen dhe shumohen në mënyrë të pakontrolluar, duke shkatërruar indin e shëndetshëm përreth gjirit, e më pas edhe organe të tjera.


Faktorë shtesë rreziku për kancerin e gjirit paraqiten tek gratë që:

  • Kanë histori familjare të kësaj sëmundjeje, veçanërisht nëse nëna ose dy apo më shumë gra në familje e kanë pasur kancerin e gjirit;

  • Kanë pasur menstruacionin e parë para moshës 12 vjeç dhe menopauzën pas moshës 55 vjeç;

  • Nuk kanë lindur kurrë ose kanë lindur për herë të parë pas moshës 35 vjeç;

  • Përdorin për një kohë të gjatë terapi hormonale, alkool ose duhan;

  • Kanë peshë të tepërt trupore;

  • Nuk janë fizikisht aktive.

Megjithatë, kanceri i gjirit nuk është gjithmonë i lidhur me faktorët e mësipërm të rrezikut. Ai mund të shfaqet edhe tek gratë që nuk kanë asnjë prej tyre dhe konsiderohet një sëmundje që mund të ndodhë rastësisht.


Mund të regjistrohen për skrining gratë e moshës 40–69 vjeç, të cilat nuk kanë simptoma të pranishme të kancerit të gjirit dhe që gjatë dy viteve të fundit nuk kanë kryer mamografi.

Kontrolli për skrining mamografie, sipas Programit të Skriningut për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit, është FALAS.

Programi i skriningut për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit

Politika e Ministrisë së Shëndetësisë është të kujdeset për shëndetin e të gjithë qytetarëve. Një theks i veçantë për vite me radhë i është kushtuar aktiviteteve parandaluese në kuadër të Programit për Zbulimin e Hershëm të Sëmundjeve Malinje, i cili përfshin edhe depistimin e kancerit të gjirit.

Si njihet?

  • Një gungë e re në gji;

  • Plagë në thithkën e gjirit që nuk lidhen me ushqyerjen me gji;

  • Ndryshime në ngjyrë, madhësi ose formë të gjirit, skuqje, ënjtje dhe trashje të lëkurës;

  • Tërheqje e thithkës ose e lëkurës së gjirit;

  • Sekrecion nga thithka që nuk është qumësht gjiri.

Kontrollet e rregullta mamografike mundësojnë zbulimin e kancerit të gjirit në fazë të hershme, ndërsa zbulimi i hershëm, përkatësisht skriningu, është çelësi për një trajtim të suksesshëm.