Regjistra
Regjistrat shëndetësorë janë lista zyrtare që përmbajnë të dhëna të lidhura me shëndetin e popullsisë në një shtet të caktuar. Në vendin tonë, institucioni përgjegjës për mbledhjen, përpunimin dhe analizimin e këtyre të dhënave është Instituti i Shëndetit Publik.
Të dhënat mjekësore dhe shëndetësore përditësohen në Sistemin Kombëtar për Evidenca Elektronike në Shëndetësi –
Moj Termin.
Regjistrat që përmbajnë të dhëna mjekësore lidhen me shëndetin e individit dhe përfshijnë informacione që kanë të bëjnë me anamnezën, diagnozën, prognozën dhe trajtimin. Ndërsa regjistrat me të dhëna shëndetësore lidhen me shëndetin e popullsisë dhe përfshijnë gjithashtu edhe të dhënat mjekësore.
Të gjitha të dhënat në regjistra përpunohen në përputhje me dispozitat ligjore për mbrojtjen e të dhënave personale.