Sipas të dhënave nga sistemi Moj Termin për muajin janar, numri i përgjithshëm i kontrolleve të planifikuara me termin është 214.285. Numri total i kontrolleve të anuluara është 26.217. Në të njëjtin muaj, 34.406 udhëzime të planifikuara janë terma ku pacientët nuk janë paraqitur, përkatësisht nuk është evidentuar asnjë pranë në sistemin Moj Termin, por megjithatë nuk janë as të anuluara.

Numri më i madh i kontrolleve të anuluara është evidentuar në Qendrën Shëndetësore Shkup, ku janë anuluar 2.874 udhëzime të planifikuara nga 32 specialitete ose aparatura, ndërsa në 3.833 terma të planifikuara pacientët nuk janë paraqitur.
GOB “8 Shtatori”, janë anuluar 1.547 udhëzime të planifikuara nga 48 specialitete ose aparatura të ndryshme, ndërsa 2.650 terma të planifikuara kanë mbetur të parealizuara.
SPK Klinika – Manastir “Dr. Trifun Panovski” ka 1.214 anulime nga 40 specialitete ose aparatura të ndryshme, ndërsa për 960 terma të planifikuara pacientët nuk janë paraqitur.
Më pas vjen SPK Klinika – Shtip me 1.094 anulime nga 42 specialitete ose aparatura të ndryshme, ndërsa për 771 terma të planifikuara pacientët nuk janë paraqitur.
Pas saj vjen edhe SPK Klinika – Tetovë me 1.094 anulime nga 42 specialitete ose aparatura të ndryshme, ndërsa për 1.447 terma të planifikuara pacientët nuk janë paraqitur.

Këto anulime mund të jenë pasojë e faktorëve të ndryshëm, si pamundësia e pacientëve për t’u paraqitur në termin e caktuar, ndryshimi i gjendjes së tyre shëndetësore apo arsye organizative në institucionet shëndetësore. Numri i lartë në këto institucione është për shkak se ato disponojnë me shumë specialitete, procedura diagnostike ose aparatura.

Në përputhje me kompetencat tona, ndërmarrim një sërë masash me qëllim që të reduktojmë numrin e termineve të planifikuara që nuk anulohen (siç u përmend më sipër, në muajin janar ky numër është i lartë, përkatësisht 34.406 udhëzime të planifikuara që kanë mbetur të parealizuara) dhe të mundësojmë shfrytëzim më efikas të shërbimeve shëndetësore.

Si pjesë e këtyre masave:

  • Të siguruarit marrin njoftim me SMS disa ditë para terminës së caktuar.

  • Funksionaliteti për përkujtim është i disponueshëm edhe përmes aplikacionit mobil “Shëndeti Im”, ku pacientët marrin njoftim për terminën dhe kanë mundësi për anulim.

  • Informacioni për nevojën e anulimit në kohë theksohet vazhdimisht (p.sh. https://e-health.gov.mk/cpp/ ), dhe gjendet edhe në çdo udhëzim të shtypur.

  • Për më tepër, është në proces përgatitja e një mekanizmi për përditësimin e numrave të kontaktit të pacientëve përmes mjekëve amë, me qëllim rritjen e efikasitetit të njoftimeve dhe komunikimit.

Besojmë se këto masa do të kontribuojnë në organizim më të mirë të termineve dhe do të mundësojnë qasje më të shpejtë në shërbimet shëndetësore për të gjithë qytetarët.